Aktualitet

Izraeli feston “shpëtimin ” nga Covid-19. Njerëzit mbushin baret dhe restorantet

IZRAEL-Njerëzit në Izrael janë duke festuar, heqjen e masave izoluese në vend. Sipas mediave të huaja, në Pazarin e Birrave në Tel Aviv, njerëzit janë duke pirë, brohoritur dhe derdhur uiski në rrugë.

Për Pfizer!” -ka brohoritur një prej njerëzve në rrugë.

Izraeli, deri më tani ka vaksinuar 4 milion njerëz, ndërsa 1 milionë janë duke pritur për të marrë dozën e dytë të vaksinave BioNTech  dhe Pfizer.

Vendi ka ecur me ritmin më të shpejt në botë dhe ka arritur të vaksinojë një numër të lartë të popullsisë. Që prej fillimit të pandemisë në Izrael janë shënuar 816,198 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 5,980 pacientë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button