Aktualitet

Rama-emigrantëve: 5 mijë euro për këdo që kthehet dhe do të hapë bujtina

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje emigrantëve që të rikthehen dhe të investojnë në vend në sektorin e agro-turizmit. I pranishëm në Burrel, gjatë një takimi me të rinjtë, kreu i qeverisë Rama tha se do t’i jepen 5 mijë euro çdo emigranti që kthehet në vend dhe kthen në bujtinë shtëpinë e vjetër të gjyshit, apo të prindërve.Kryeministri shtoi po ashtu se do të bëjë një amnisti fiskale direkte për kursimet e tyre, duke thënë se mjafton që ato të mos jenë para të fituara nga krimi.“Ne do i japim 5 mijë euro çdo djali, çdo vajze, çdo burri dhe gruaje që janë në emigracion dhe që duan të hapin shtëpinë e vjetër të gjyshit, të babës, për ta kthyer në një bujtinë, për të ndërtuar një agro-turizëm me produktet e zonës dhe për të fituar çdo muaj më shumë se sa fitojnë me punë për dikë tjetër atje në emigracion. Do i bëjmë një amnisti fiskale direkte për kursimet e tyre, pa i kërkuar llogari se nëse i kanë mbajtur në bankë apo poshtë jastëkut, mjafton mos jenë para krimi dhe të hidhen këtu. Italia rurale është e tëra e mbushur me iniciativat e njerëzve të zakonshëm që e kanë kthyer tokë, shtëpinë e tyre në burim të ardhurash të vazhdueshme dhe kjo është e mundur”, tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button