Aktualitet
Autobuzi përplaset me një automjet në Tiranë, plagosen 4 persona, drejtuesi: U bllokua sistemi i drejtimit

Tiranë- Një autobus u aksidentua me një automjet tjetër dhe më pas është përplasur me Ministrinë e Transportit në kryeqytet.
Ndërkohë dyshohet se shpejtësia dhe lagështira kanë qenë një tjetër shkak që kanë sjellë aksidentin.
Sakaq autoritetet tashmë kanë ndërhyrë për të bërë të mundur largimin e autobusit të aksidentuar nga vendi i ngjarjes.
4 pasagjerë mbetën të lënduar lehtë nga aksidenti i regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Burime për Vora News bëjnë me dije se drejtuesi i autobusit ka deklaruar se i është bllokuar sistemi i drejtimit dhe këtë mënyrë ka humbur kontrollin, duke shkaktuar edhe aksidentin.







