Aktualitet

Tom Doshi: Kam dy mandate në Shkodër dhe dy në Tiranë, do bëj koalicion me Edi Ramën

Tom Doshi tha se pret dy mandate të sigurta sipas tij në Tiranë dhe dy në Shkodër.

Pasi bëri të ditur se do të tërhiqet nga zgjedhjet parlamentare, kryetari i PSD-së Tom Doshi në një deklaratë për mediat është shprehur se është i gatshëm për koalicion me PS-në dhe kurrë koalicion me PD-në.

Nuk ka asnjë tërheqje nga dorëheqja ime. Synoj dy mandate të sigurta në Tiranë. Votat e PSD-së janë. Jam i gatshmë të bëj koalicion me Ramën, me Bashën kurrë.”, ka thënë Doshi.

Me anë të një shkrimi të gjatë, Doshi njofton se nuk është larguar nga partia por ka hequr dorë vetëm nga mandati i tij. Ai shkruan se nuk do të jetë në parlament mirëpo së bashku me deputetët që do të jenë atje, do ta ngrejnë zërin lart dhe nuk do i zhgënjejnë asnjëherë.

Ai dha dorëheqjen e parevokueshme mbrëmjen e djeshme nga listat si kandidat për deputet. Doshi kërkon që KQZ-ja të bëjë zëvendësimin e tij me një tjetër person. Vendimi i Doshit ka ardhur në mënyrë të papritur, kur në fakt PSD-ja sipas të dhënave zyrtare ka marrë një numër të konsiderueshëm votash, prej 2542 votash (dy deputetë).

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button