Aktualitet

Lulzim, prano humbjen” Rama nuk i ndahet Bashës, vjen ftesa e rradhës: I shtrij dorën e bashkëpunimit

Kryeministri Edi Rama tha se shumica dërrmuese e shqiptarëve i dha të drejtën për të qeverisur edhe një mandat tjetër dhe për të arritur në majë me bekimin e popullit.

“25 prilli, ishte e diela e fitores tonë të përbashkët”, tha Rama në fjalën e tij, në mitingun e fitores së organizuar në sheshin Skënderbej.

Ndërsa shprehu falenderime për ata që e votuan, Rama tha se “ashtu sikundër ju iu përgjigjët thirrjes sime për të shkuar te kutitë e votimit, ashtu edhe unë do t´ju vijë juve ditë e natë, kur ju mund të më kërkoni për problemet tuaja”.Rama tha se është detyra jonë që me fjalën dhe me sjelljen tonë të mos i bëjnë të ndjehen më të mërzitur se sa ajo që shkakton humbja.

“Lulzim Basha dhe demokratët bënë fushatën më të mirë në fushatat e humbjeve. U them sinqerisht se më shumë se kaq nuk bëni dot, nuk e mundni dot Partinë Socialiste, se të mmundësh socialistët është njëlloj si të mendosh të mundësh Milanin e Sakit, Interin e Mourinhos apo Barcelonën e Guardialës.

Mesazhi im për Lulzim Bashën është ky: pranoje humbjen. Miq demokratë ne jemi më të mirët, ju jeni më të mirët pas nesh. Nuk na takon ne të themi se çfarë do të bëni ju me udhëheqjen Tuaj, por ne e kemi shumë të qartë, se përballjen e kemi me PD. Ju shtrijmë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë, pa asnjë paragjykim dhe kufizim Partisë Demokratike. Unë dua të jem Kryeministër edhe i socialistëve dhe i demokratëve, edhe i atyre që nuk votuan fare”, tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button