Aktualitet

Votat e pavlefshme? Rama: Janë tonat! Kemi humbur tre mandate, i mbajtëm shënim

Kryeministri Edi Rama thotë se mijëra vota të pavlefshme ishin të Partisë Socialiste dhe rezulton sipas tij se PS ka humbur 3 mandate prej tyre, pasi mijëra vota ishin me numrin 12 dhe të Taulant Ballës.

‘’Ne kemi humbur tre mandate nga votat e pavlefshme. Ehabitshme në fakt. U kemi kërkuar të gjithë tanëve që të mbajnë shënim gjithë votat që kanë dalë të pavlefshme. Kjo për t’i pasur të shënuara. Dhe është e habitshme, mijëra e mijëra vota kanë shënuar numrin 12. Madje mijëra mes tyre kishin votuar Ballën.’’- tha Rama në Opinion.

Madje Rama pretendon se nëse votat e pavlefshme do të ishin të vlefshme, atëhere PS sot do të kishte 77-78 mandate.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button