Politikë
ë cilin qark do të kandidojë ish-kryeministri? Berisha flet për “top sekret-in”

Ish-kryeministri Berisha nuk zbuloi se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit pavarësisht insistimit të gazetares Juli Xhokaxhi në intervistën e tij në ABC.
Ai tha se kjo është “top sekret” dhe se vendimin final do ta marrë kryesia e Partisë Demokratike.
Më tej, ish-kryeministri tha se nuk ka asnjë vendim në lidhje me qarkun ku ai do të kandidojë.
“Nuk ka njeri që të ketë më pak sekrete se unë, por kjo është top sekret. Në fakt nuk ka asnjë vendim. Kjo do të shpallet kur të merret vendimi nga kryesia e Partisë Demokratike”, tha Berisha.




