Rama në një valë me Albin Kurtin: Mosnjohja e Kosovës, jo në favor të Serbisë!

Dje Albin Kurti tha një frazë që të përzgjodhëm edhe si titull: “Serbia duhet të fitoje pavarësinë nga Kosova”.
Ishte një gjetje interesante për të thënë se Serbisë nuk i intereson për të ardhmen e saj mosnjohja e Kosovës. Me oratorinë e tij Kurti ka patur disa replika me Ana brnabiç, për barazinë dhe marrëveshjen e re mes dy vendeve.
Sot Edi Rama në një valë më Kurtin ka bërë këtë mesazh:
“Zgjidhja e çështjes midis Serbisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe është me të vërtetë thelbësore për zhbllokimin e potencialit që unë mendoj se ekziston në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shqipërisë. Sigurisht, ka pengesa, nuk më takon mua të them se si duhet të zgjidhet kjo. Sigurisht, mendoj se njohja e Kosovës nga Serbia është diçka që është vonë dhe mendoj se nuk është në favor të Serbisë dhe popullit serb të vazhdojnë këtë situatë në të cilën ata, në një farë mënyre, përqafuan një frymë kur munden mos u heq qafe”.




