Aktualitet

Gruaja hidhet nga ura dhe tenton mbytjen në lumin Drin, e shpëtojnë kalimtarët

Një grua ka rrezikuar mbytjen në lumin Drin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të urës së vjetër në Lezhë.

Mësohet se Suela Kipti 47 vjeçe është hedhur nga ura dhe kanë qenë kalimtarët e rastit ata të cilët janë futur në lumë dhe e kanë shpëtuar.

Më pas gruaja është transportuar për në spitalin rajonal të Lezhës, por nuk dihet ende se si është gjendja e saj shëndetësore.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të saj.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button