AktualitetRajoni - Bota

Greqia ofron 150 euro për të gjithë grupmoshat 18-25 vjeç që vaksinohen kundër Covid-19

Greqia kërkon të përshpejtojë fushatën e vaksinimit dhe të inkurajojë sa më shumë të rinj që të vaksinohen duke ofruar 150 euro për ata që marrin dozën e parë. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se kjo është  “një dhuratë ” – që do të përdoret gjatë verës në ngjarje të ndryshme kulturore, gjithashtu ai tha se gjatë gushtit të rinjtë do të kenë internet falas.

Rreth një e treta e popullsisë së Greqisë është vaksinuar, por vendi po përpiqet të rrisë normat e vaksinimit përpara sezonit veror. Në një deklaratë të kryeministrit  rreth 48% e popullsisë do të jenë vaksinuar plotësisht deri në fund të korrikut.

Greqia ka shënuar 420,905 raste dhe 12,655 viktima që nga fillimi i pandemisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button