Aktualitet

Dita e dytë e vaksinimit të hapur në vend, Manastirliu thirrje: Paraqitu me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit

Sot është dita e dytë e vaksinimit të hapur masiv kundër COVID-19 në vend për të gjithë personat mbi 18 vjeç që kanë aplikuar në e-Albania.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu ka bërë thirrje qytetarëve mbi 18 vjeç, që të paraqiten me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit në qytetin e tij.

“Dita II e vaksinimit masiv +18 vjeç. Paraqitu me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit në qytetin tuaj. Qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00. Mbi 950 mijë vaksinime të kryera. MbroShëndetin. ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan ministrja Manastirliu.

Një ditë më parë në orën 08:00 të mëngjesit u hap dita e parë e vaksinimit të hapur anti-COVID, për qytetarët mbi 18-vjeç.

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” në vendin tonë janë kryer 955, 498 vaksinime anti-COVID ndërsa çdo ditë paraqitet një numër i ulët i të prekurve më covid ndërsa janë vetëm 56 raste aktive.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button