Kryeministri Rama në Shijak, përfundojnë shkollat “Petrit Llaftiu” dhe “Lidhja e Prizrenit”

Sot në qytetin e Shijakut ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama i cili pa nga afër 2 shkolla të tjera të përfunduara “Lidhja e Prizrenit” dhe “Petrit Llaftiu” që do të mirëpresin në shtator rreth 550 nxënës.
Kryebashkiaku Arbana ka theksuar se po vijojnë gjithashtu punimet e 21 pallateve të lagjes “Lugina” dhe 9 pallate të tjera të Shijakut, të gjitha për familjet e mbetura pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit.
Postimi i plotë:
Kryeministri Rama ishte sot i pranishëm në qytetin tonë për të parë nga afër përfundimin e godinave të reja arsimore për shkollat “Lidhja e Prizrenit” dhe “Petrit Llaftiu” që në shtator do të mirëpresin rreth 550 nxënës.
Gjithashtu po vijojnë intensivisht punimet e pallateve të reja, nga ku 21 janë vetëm në lagjen “Lugina” dhe 9 të tjera në Shijak.
Falenderojmë Kryeministrin Rama për mbështetjen që i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë qytetit tonë që po rilind pas tërmetit.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!




