“Delta”, Greqia përgatitet për 6 000 raste në ditë, çfarë po ndodh në Shqipëri?
Në Shqipëri nuk është konfirmuar ende varianti “Delta” i koronavirusit, i cili ka një shpërndarje më të shpejtë dhe efekt më të madh në trup. Megjithatë, gjatë ditëve të fundit është vërejtur një rritje e lehtë e rasteve me koronavirus në vend pas uljes drastike të mesit të qershorit.
Ndërkohë, fqinjët tanë greke kanë dhënë alarmin pasi specialistët presin deri në 6 000 raste të reja në ditë gjatë verës.
Çfarë shkruan sot “Kathimerini”:
Ekspertët kanë paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së variantit Delta, duke deklaruar se numri i rasteve në ditë mund të arrijë në 6,000 gjatë një vale të katërt. Ata i kanë cilësuar të pavaksinuarit si një burim rreziku duke theksuar se të rinjtë mund të vaksinohen por të moshuarit janë ata që do të vuajnë më shumë pasojat.
Eksperti i pulmonologjisë, Nikos Tzanakis, tha se numri i rasteve me Covid në 24 orë gjatë muajit gusht mund të arrijë në 3,000 -4000 në skenarin më të “mirë” dhe 6,000 në skenarin më të keq.
Nëpërmjet një tabelë ai shpjegoi përhapjen e variantit Delta. Me blu është numri i rasteve dhe sipas tabelës kuptojmë se numri mesatar i rasteve është i ndryshueshëm. Vijat e kuqe tregojnë se numri i rasteve mund të shkojë deri në 3000 në 24 orë.
Imunologu rekomandoi përshpejtimin e fushatës së vaksinimit dhe marrjen e masave për të mbajtur në kontroll situatën.
“Ndoshta parashikimi më i saktë, se çfarë do të ndodhë është vija e dytë e cila është e ndërprerë, duke treguar se numri i rasteve mund të shkojë në 4,000 në 20-22 korrik.” . “Ekziston një rritje eksponenciale e rasteve që ne nuk e dimë se kur do të arrihet kulmi, mbase mund të shkojë në 6,000 raste në ditë”.
Ai tha se nëse një prind asimptomatik infekton fëmijën e tij dhe më pas shkon në spital për një kontroll rutinë, atëherë virusi do të transmetohej në 100 fëmijë të tjerë. Sipas Tzanakis, flluska shoqërore duhet të respektohet edhe gjatë pushimeve.
Ai shpjegoi se nëse dikush shkon në një ishull, qëndron me miqtë e tij dhe nuk merr pjesë në festa të mëdha, atëherë ai do të jetë i sigurt kudo që të shkojë.
“Të pavaksinuarit janë një rrezik për popullatën e gjerë “
Nga ana e tij, patologu, specialist i sëmundjeve infektive dhe anëtar i Komitetit të Ekspertëve, Panagiotis Gargalianos, tha se çfarë duhet të bëjmë në mënyrë që të shmangim përhapjen e virusit.
Vaksinohuni dhe mbani maska.
Ata që nuk janë vaksinuar sigurisht janë më të frikësuar por janë një rrezik edhe për popullatën e gjerë, raporton abcnews.al
“Në valën e dytë, njerëzit ishin të frikësuar sepse panë se çfarë po ndodhte në spitale.” Tani ne jemi më të qetë sepse besojmë se pandemia ka mbaruar dhe harrojmë se virusi është ende mes nesh,” shtoi ai.
Duke folur për festat që janë burime për shpërthimin e Covid ai theksoi se “gjithçka që mund t’u themi të rinjve dhe të gjithë qytetarëve është të vaksinohen në mënyrë që ata të jenë të sigurt”.
Përhapja e variantit kudo Delta është çështje kohe
Përhapja e variantit Delta kudo është thjeshtë çështje kohe, sipas kreut të Shoqatës Mjekësore dhe anëtar i Komitetit të Specialistëve Athanasios Exadaktylos. Ai paralajmëroi se nëse 500,000 deri 700,000,000 qytetarë mbi 50 nuk vaksinohen, vala e 4-të do të jetë e rëndë, ndërsa nëse vaksinohen do të jetë më e butë.
Gjithashtu disa javë më parë përqindja e qytetarëve të pavaksinuar nën 50 ishte 35% tani ka rënë në 25% dhe vuri në dukje se ka ende kohë për të parandaluar ashpërsinë e valës së katërt, nëse personat do të vaksinohen, raporton abcnews.al
Një nga karakteristikat e variantit Delta është se ai është shumë ngjitës, duke u përhapur më lehtë nga një person në tjetrin. Gjithashtu një nga arsyet e përhapjes së variantit është lehtësimi i masave, sidomos kur të rinjtë veçanërisht nuk respektojnë masat.
Shumica e ekspertëve kanë rekomanduar vaksinimin e fëmijëve pasi ata janë personat më të rrezikuar.