Aktualitet

Përleshen dy persona, njëri nxjerr armën dhe e qëllon. Policia në kërkim të autorit. Njoftimi

Një plagosje ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:30 në Shënvlash të Durrësit., teksa raportohet se shkak është bërë një konflikt i çastit mes dy personave, çka ka çuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Sipas njoftimit të bluve të qytetit bregdetar, i plagosur ka mbetur shtetasi N.Ç., ndërsa është shpallur në kërkim autori i ngjarjes, shtetasi L.K.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 10.07.2021, në orën 17:30, në Shënvlash, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasi L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi N. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button