Kërkim
Kërko në Vora News
Gjej artikujt që të interesojnë nga arkiva jonë.
30 rezultate për “Financim”.

Dyfishohet mbështetja për doktorantët, hapet thirrja për financimin 2026
Ministria e Arsimit dhe AKKSHI-ja kanë hapur zyrtarisht thirrjen për Programin Kombëtar të Financimit të Doktoraturave 2026, me mbështetje financiare të dyfishuar krahasuar me vitin paraardhës.

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit: Çdo ndryshim të konsultohet me qytetarët
Kryebshkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka dërguar një letër Kuvendit lidhur me hartën e re territoriale. Në shkresën drejtuar Kuvendit për projektligjin e ndarjes së re administrativo-territoriale,…

Rasti "Talir" fillon sërish nga zeroja — hera e shtatë radhazi
Gjykimi ndaj rastit "Talir 1" për financim të paligjshëm të OBRM-PDUKM-së rifillon nga e para për herën e shtatë, pas shkeljes së afatit ligjor 90-ditor.

Kreditë pa interes për banim: Kërkesat tejkalojnë kuotat shtatëfish
Skema e kredive pa interes për blerje banese ka gjeneruar një interes masiv: 2 164 kërkesa për vetëm 300 vende të disponueshme, rreth shtatë herë më shumë se kuota e planifikuar.

Media italiane: Rasti Veliaj, drejtësia shqiptare nën lupë: rasti që vë në vështirësi Melonin
Nga Alessio Postiglione Shqipëria përfaqëson një gur shahu gjeopolitik themelor për Italinë e udhëhequr nga Giorgia Meloni, por problemet e shtetit të së drejtës në Tiranë rrezikojnë të minojnë…

Grenell kërkon shpërbërjen e Gjykatës Speciale: "Dënimi i Thaçit është skandaloz"
Richard Grenell ka reaguar pas dënimit me 25 vjet burgim të Hashim Thaçit, duke e quajtur vendimin skandaloz dhe duke bërë thirrje për shpërbërjen e Gjykatës Speciale.

Rama kundër gjyqtarit Pëllumbi: "Historia e botës s'e ka parë gjykatës të thonë do t'i marrim paratë vetë"
Edi Rama reagoi ashpër ndaj deklaratës së gjyqtarit Engert Pëllumbi, i cili sugjeroi që rritja e pagave të gjyqtarëve të financohet nga fondet e konfiskuara nga krimi i organizuar.

SHBA financon ushtrinë shqiptare me 302 milionë dollarë, Nufi: Besim strategjik ndaj Shqipërisë
SHBA ka zyrtarizuar huanë ushtarake prej 302 milionë dollarësh për Shqipërinë. Ministri i Mbrojtjes Nufi e cilëson si konfirmim të besimit strategjik amerikan ndaj vendit tonë.

Kryetarët e komunave të Kosovës protestojnë kundër bllokimit të buxheteve
Kryetarët e komunave u mblodhën në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë duke protestuar kundër bllokimit të fondeve dhe transferimit të barrëve financiare nga niveli qendror te komunat.

Qeveria reformon ligjin për ndërtimet pa leje: Mbrojtje për blerësit e ndershëm
Këshilli i Ministrave ka miratuar dhe dërguar në Kuvend një projektligj që riorganizon tërësisht administrimin e ndërtimeve të konfiskuara, duke mbrojtur qytetarët që kanë blerë banesa pa ditur për paligjshmërinë.

Veliaj drejton Bashkinë e Tiranës nga qelia: miraton dorëheqje dhe fonde sociale
Erion Veliaj ka ushtruar sot funksionet e tij si kryetar bashkie nga ambientet e IEVP Durrës, duke miratuar dorëheqje drejtuesish dhe duke zhbllokuar financat e Bashkisë së Tiranës.

Bekim Sejdiu kandidat konsensual për president të Kosovës — AAK: Nuk jemi pyetur
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë rënë dakord për Bekim Sejdiun si kandidat konsensual për president, ndërsa AAK-ja denoncon se nuk ka marrë pjesë në negociata.

Reforma e thellë e kujdesit social: ligji i ri vendos individin në qendër
Qeveria shqiptare ka hartuar një projektligj të ri për shërbimet e kujdesit social, duke synuar decentralizim, deinstitucionalizim dhe digjitalizim të plotë të sistemit.

Shtatori muaj i ‘nxehtë’ politik, Kuvendi nis më datë 8! Nga Territorialja e Zgjedhorja, te zgjedhjet lokale, ndryshimet në Qeveri dhe ligjet e BE
Shtatori pritet të jetë një muaj i ‘nxehtë’ politik. Këtë vit, vapa nuk ikën me gushtin. Shtatori i ri politik nuk do të jetë i nxehtë vetëm nga polarizimi, por edhe nga temperaturat e larta.…

Dializa pas koncesionit: tenderi i ri shtetëror 43% më i shtrenjtë se mesatarja historike
Pas mbylljes së kontratës koncesionare të dializës, shteti hap tender të ri me kosto mesatare vjetore 43% më të lartë se mesatarja e pagesave gjatë periudhës 2017-2025.

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!
Shqipëria dhe Kosova do të jenë ndër vendet e para që do të pajisen me mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar të paqes në Gaza, pjesë e planit të presidentit Donald Trump që po…

Tabaku ngre alarmin për bizneset shqiptare: Shqipëria po hyn në tregun europian e papërgatitur, rrezikohen sipërmarrjet
Ndërsa Shqipëria vijon procesin e hapjes së grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Europian, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngre shqetësimin për mungesën e përgatitjes së…

1.18 kontribues për çdo pensionist: sistemi i pensioneve nën presion
Shqipëria numëron mesatarisht 1.18 kontribues për çdo pensionist, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se skema aktuale nuk garanton kthim të drejtë të kontributeve.

Kosova rrezikon humbjen e 170 milionë eurove nga BE-ja për shkak të krizës institucionale
Kriza politike dhe bllokimi i Kuvendit të Kosovës rrezikojnë humbjen e fondeve të BE-së prej afro 170 milionë eurosh, ndërsa afati për reformat skadon në fund të vitit 2026.

Ligj i ri: Çdo agjenci shtetërore kalon filtër kostoje para se të krijohet
Ligji nr. 63/2026, i botuar në Fletoren Zyrtare dhe që hyn në fuqi në gusht, vendos kushte të reja strikte për krijimin, bashkimin ose mbylljen e agjencive dhe institucioneve shtetërore.

Qeveria refuzon financimin e sportit: 11 kërkesa të federatave rrëzohen
Qeveria shqiptare hodhi poshtë aktin normativ që kërkonte rishikim buxheti për sportin, duke lënë pa financim federata, eventi ndërkombëtarë dhe shpërblime atletësh.

Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin, ratifikohet marrëveshja e huas me BERZH prej 11.6 milionë eurosh
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Marrëveshja e botuar në…

Ndryshon ligji i strehimit për “Banesat sociale”, shteti bëhet garant për blerjen e shtëpive, zgjerohet skema përfituese
Politikat e strehimit në Shqipëri pritet të pësojnë një reformë të thellë, duke kaluar nga një model i varur tërësisht nga buxheti i shtetit në një qasje të integruar që përfshin tregun e lirë dhe…

Ilir Beqaj del nga burgu, GJKKO i cakton arrest shtëpie
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit vendosi të lirojë nga burgu ish-ministrin Ilir Beqaj, duke i caktuar masën e arrestit shtëpie në kuadër të dosjes SASPAC.

Ekspert moldav: Shqipëria është shënjestër e luftës hibride të Rusisë dhe Iranit
Eksperti moldav Valeriu Pașa paralajmëron se Shqipëria përballet me sulme hibride nga Rusia dhe Irani, duke kërcënuar sovranitetin dhe besimin e qytetarëve.

Rrëmbeu dokumentin sekret dhe iku me vrap, PS: Shehaj të përjashtohet me 60 ditë, kallëzim edhe në SPA
Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj dhe referimin e çështjes pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas incidentit të ndodhur ditën e sotme, kur kreu i…

Përplasja për marrëveshjen me SHBA, Bardhi: Nuk e kemi parë dokumentin, por jemi pro financimit
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita nuk e ka në dispozicion marrëveshjen e huasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithëse, sipas tij, ajo do…

Me 75 vota pro, Kuvendi kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë $ nga SHBA
Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF). Marrëveshja, e sjellë nga qeveria, parashikon një hua në shumën 302 milionë dollarë amerikanë, e cila do të përdoret për nevojat e Forcave të Armatosura dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit. Në nisje të seancës plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi për futjen e marrëveshjes në rendin e ditës për miratim me procedurë të përshpejtuar. “Në rendin e ditës është miratimi, në parim, i marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF), me një hua në shumën totale prej 302,000,000 (treqind e dy milionë) dollarësh amerikanë”, tha Peleshi. Sipas tij, çdo deputet që dëshiron të njihet me deklaratën e konfidencialitetit të marrëveshjes duhet fillimisht ta firmosë atë dhe më pas mund të ketë akses në përmbajtjen e saj. Gjatë prezantimit të marrëveshjes në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se huaja prej 302 milionë dollarësh përbën një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe përforcon partneritetin strategjik me SHBA-në. “Shqipëria shihet sot si një aleate e besueshme dhe një faktor stabiliteti në rajon. Sot vjen një marrëveshje për ratifikim me një vlerë prej 302 milionë dollarësh, kjo shumë do të përdoret për Forcat e Armatosura. Është edhe garancia që jep kjo marrëveshje. Kredia ka një afat deri në 12 vjet për t’u shlyer. Financimi do të disbursohet gradualisht për nevoja konkrete”, tha Balla. Pas tij, fjalën e mori kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili kritikoi mënyrën e procedimit të marrëveshjes, duke pretenduar se deputetët nuk janë njohur paraprakisht me përmbajtjen e saj. “Na keni ftuar të diskutojmë për një marrëveshje për të cilën na njoftuat tani që mund ta marrim. Ndërkohë rregullorja të detyron t’ia shpërndash deputetëve. Mendoni se Kuvendin do ta shndërroni si grupin tuaj parlamentar, ku Rama ju ka thënë se jeni vetëm kartona, nuk duhet të mendoni, por vetëm të votoni. Kjo s’mund të jetë rregull për Kuvendin, aq më tepër për opozitën”, tha Bardhi. Ai deklaroi se opozita e mbështet marrëveshjen në parim, por kritikoi qeverinë për vonesat, sipas tij, në përmbushjen e detyrimeve ndaj NATO-s. “Jemi pro marrëveshjes që rrit investimet në fushën e sigurisë dhe përmbush detyrimet e vendit tonë ndaj NATO-s. Do ta votonim pro marrëveshjen, por ju në vend të NATO-s dhe partneritetit me SHBA zgjodhët inceneratorët. Nuk do të kishim nevojë të merrnim një hua të tillë”, tha Bardhi. Ai propozoi që marrëveshja të shqyrtohej fillimisht në komisionet parlamentare dhe më pas të votohej në një seancë tjetër. Pas njoftimit në sallën e Kuvendit, marrëveshja pritet të kalojë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ndërsa deputetët do të rikthehen në një seancë të dytë plenare, të planifikuar në orën 15:00. Sipas burimeve, për këtë orar janë njoftuar deputetët e Partisë Socialiste.

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro
Në kuadër të programit mbështetës të qeverisë për bizneset, “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Zëvendëskryeministrja Albana Koçiuvizitoi një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi përfitimet dhe mundësitë që ky program u ofronbizneseve të vogla dhe të mesme. Koçiu theksoi se programi u hartua për t’u dhënë më shumë qartësi bizneseve mbi rrugëtimin dhe zhvillimin e aktivitetit të tyre, duke i ndihmuar të sigurojnë financim dhe të rrisin kapacitetet. “Sot ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë 98% të sipërmarrjeve që operojnë në vend, ndërsa vetëm rreth një e katërta e tyre arrijnë të marrin kredi nga institucionet financiare. Pikërisht për këtë arsye menduam se programi ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’ është instrumenti i duhur për t’u dhënë mundësinë këtyre bizneseve të rriten dhe të zhvillohen. Përveç mbështetjes financiare, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të ofrojë ekspertizë për hartimin e planeve të biznesit, në mënyrë që aplikimet të jenë sa më të plota dhe më të pranueshme nga bankat,” u shpreh Koçiu. Zv.kryeministrja sqaroi se programi është hartuar në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe bankat e nivelit të dytë. Në kuadër të tij, qeveria garanton 70% të kolateralit përmes garancisë sovrane. Përmes këtij programi, bizneset mund të përfitojnë kredi deri në 2 milionë euro, me norma interesi të ulëta, nga 2% deri në 3%, dhe me afat shlyerjeje deri në 10 vjet. “Qëllimi ynë është që kushdo që ka një ide të qartë për zhvillimin e biznesit të tij të ketë mundësinë të aplikojë. Ministria e Ekonomisë ka marrë të gjitha masat për të ofruar asistencën e nevojshme në hartimin e planeve të biznesit, duke lehtësuar edhe procedurat e vlerësimit nga institucionet bankare,” shtoi Koçiu. Nga ana e tij, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo, bëri të ditur se aplikimet për programin do të qëndrojnë të hapura deri në vitin 2027. Edhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e vlerësoi programin si një mbështetje tërëndësishme për bizneset e vogla dhe të mesme. “Mendojmë se do të jetë një ndihmë shumë e madhe. Që në momentin kur nisi të flitej për këtë program, kam marrë disa telefonata nga biznese të vogla, të cilat kanë pyetur se si do të funksionojë dhe kur do të kenë mundësinë të aplikojnë. Për këtë arsye, fushata informuese është shumë e nevojshme në të gjithë territorin, në mënyrë që bizneset të njihen me procedurat dhe të kenë kohën e nevojshme për të përgatitur dokumentacionin e kërkuar për aplikim,” u shpreh Sako.

Kosova dorëzon raportin e reformave te BE-ja, por rrezikon të humbasë miliona euro
Kosova dorëzoi në momentin e fundit raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes, duke rrezikuar humbjen e një pjese të fondeve prej mbi 800 milionë eurosh.