Aktualitet

Mësuesit s’futen në shkollë pa vaksinë dhe s’do paguhen! Vendimet e fundit që mori qeveria italiane

Të gjithë mësuesit në Itali do duhet të vërtetojnë që janë vaksinuar para se të hyjnë në klasa. Ky është vendimi i fundit që ka marrë qeveria italiane, mes shqetësimit në rritje për përhapjen e variantit Delta të virusit.

I ashtuquajturi Green Pass është një certifikatë dixhitale ose në formë letre që tregon nëse një person është vaksinuar ose ka rezultuar negativ ndaj testit të Covid-19. Kjo pasaportë kërkohet nga udhëtarët në mënyrë që të përdorin transportin publik.

Kryeministri italian Mario Draghi zgjeroi kërkesën për të përfshirë të gjithë mësuesit, studentët e universitetit dhe transportin në distanca të gjata nga 1 shtatori.

Lidhur me kërkesën për mësuesit, nëse nuk janë vaksinuar do të kthehen në shtëpi, dhe nuk do t’ju paguhen mungesat pas 5 ditësh.

“Zgjedhja e qeverisë është të investojë sa më shumë në Green Pass për të shmangur mbylljet dhe për të mbrojtur lirinë,” u tha gazetarëve ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza lidhur me vendimin.

Qeveria italiane gjithashtu vendosi që duke filluar nga sot, Green Pass do të kërkohet në restorante të mbyllura, si dhe në shërbime të tjera dhe aktivitete për argëtim në kohën e lirë.

Rreth 65 përqind e popullsisë së Italisë ka bërë të paktën një dozë të vaksinës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button