Aktualitet
Mbytet në Gjirin e Lalëzit 23-vjeçari nga Tirana, polumbarët në kërkim për t’i gjetur trupin

Një 23-vjeçar nga Tirana me inicialet A.S dyshohet se është mbytur në Gjirin e Lalëzit ditën e sotme. Policia njofton se i riu është futur për tu larë në det por nuk doli më prej andej. Polumbarët janë vënë në kërkim për të gjetur trupin e tij, por pa sukses.
Njoftimi i Policisë
Më datë 17.08.2021, rreth orës 14:40, te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A. S., 23 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrathanave të ngjarjes.




