Aktualitet

“Mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend”, zbardhen replikat e Veliajt me prokurorin: I kam hyrë në hak familjes time…

Zbardhen dëshmitë e dhëna sot në GJKKO të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Ajola Xoxa ka kërkuar ndryshimin e masës në ‘detyrim paraqitje’, ndërsa garanci pasurore është kërkuar për Veliajn.

Avokati Ermir Beta i tha Anila Hoxhës se kërkoi masë më të butë për Veliajn, konkretisht “garancia do ishte e përshtatshme”, sipas tij.

Ndërkohë në fjalën e tij Veliaj tha: Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diel, edhe për festa kam punuar.

Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës tim. Bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm, nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes.

Ndërkohë prokurori tha: Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale, buzëkuq dhe bizhuteri.

Edhe Elman Abule nën arrest me burg, kërkoi heqje të masës përballë garancisë pasurore. Fatmir Bektashi kërkoi t’i zhvendosej masa e detyrimit në të njëjtën ditë kur ka detyrimin edhe për dosjen Partizani, raporton Anila Hoxha.

Meriman Palushi kërkoi dy herë në muaj detyrim me paraqitje pasi sipas tij nuk është proporcional çdo javë

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button