Aktualitet

Mbërrijnë në Rinas mbi 30 mijë doza të vaksinës Pfizer

Kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 31 590 doza të vaksinës Pfizer mbrëmjen e sotme.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi është shprehur se bashkë me dozat e sotme, shkon në 1,982,130, numri i vaksinave që kanë mbërritur deri më tani në vendin tonë.

Gjthashtu ai u bën apel qytetarëve që të vaksinonen për të mbrojtur shëndetin.

“31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,982,130 numrin e vaksinave anticovid të mbërritura ne vendin tonë

Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni. Mbroni shëndetin .Vaksinat shpëtojnë jetë”, shkruan Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button