Aktualitet

“E keni kthyer vdekjen në refren”, replikë me tone të ashpra në Kuvend, Basha i drejtohet foltores, garda e ndalon

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka marrë fjalën në seancë për të replikuar me kreun e PD-së Lulzim Basha për çështjen e pandemisë dhe vdekjeve. Teksa Basha është çuar fillimisht nga vendi duke i përsëritur akuzat dhe më pas i është afruar foltores duke i kërkuar kryetares së parlamentit të zbatojë procedurën.

“E keni kthyer vdekjen në refren. Keni 8 muaj që hidhni vallen e vdekjes. Akuzat shterpë nuk mund të jenë fakte, sikurse shifrat nuk mund të jenë opinione. Shqipëria ia ka dalë ndërkombëtarisht të fitojë betejat e vështira. Loja me të vdekurit është një avaz i vjetër i kësaj politike shterpë, pa din e iman. Studioni më shumë për fatalitetet dhe mos fërkoni barkun. Të bashkohemi të gjithë së bashku që këtë betejë ta përballojmë siç duhet”, tha Manastirliu.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button