Aktualitet

Përkeqësohet situata në burgun e Drenovës për shkak të Covid-19

Në burgun e Drenovës në Korçë është përkeqësuar situata për shkak të infektimeve me Covid-19.

Ka shkuar në 3 numri i të

burgosurve të infektuar, që janë transportuar me urgjencë në spitalin Infektiv në Tiranë, për të marrë mjekim të specializuar.

Burimet bëjnë me dije se rasti i fundit ishte të dielën me një të dënuar të sigurisë së zakonshme, i cili prej spitalit të Korçës u transportua me urgjencë drejt kryeqytetit.

Të tre të dënuarit kanë shfaqur probleme me oksigjenin. Mësohet se vijon karantinimi në burgun e Drenovës për disa të tjerë të prekur me Covid-19.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button