Aktualitet
Kapet peshkaqeni gjigant në Vlorë, peshkatarët: Specie e rrallë, peshon mbi 1 ton

Një peshkaqen gjigant është kapur nga peshkatarët në Vlorë.
Burime bëjnë me dije se peshkaqeni me peshë mbi një ton është kapur këtë të premte nga rrjetat e peshkatarëve vlonjatë.
Ndër të tjera mësohet se peshkaqeni i kapur është i llojit dem, dhe është kapur disa milje larg ishullit të Sazanit.
Sipas peshkatarëve kjo është një specie e rrallë që nuk gjendet shpesh në ujërat shqiptare.




