Aktualitet

Yuri Kim reagon pas takimeve të kongresmenëve me Ramën e Bashën

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka komentuar vizitën e dy delegacioneve të Kongresit të SHBA në Shqipëri dhe takimin që patën me kryeministrin Rama dhe shefin e opozitës Basha.

Në një postim në twitter, Kim takimet e tyre me Ramën e Bashën tregojnë se marrëdhëniet e SHBA-së me Shqipërinë tejkalojnë politikën partiake.

Kim shton se ligjvënësit kërkuan përparim në sundimin e ligjit, duke vënë në dukje se ai do të tërheqë biznes dhe investime.

Ligjvënësit amerikanë vizituan gjithashtu të evakuuarit afganë që kanë kërkuar strehim të përkohshëm të sigurt në Shqipëri.

“Mirënjohje të thellë popullit shqiptar për mikpritjen e tij. SHBA është krenare që sheh OJQ, biznese dhe vullnetarë që mbështesin ata në nevojë” përfundon ajo.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button