Aktualitet

Grida Duma e paditi për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Veliajn

Gjykata e Posaçme e ka shpallur të pafajshëm kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliajn, pasi ky i fundit u padit nga nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma për shpifje. Duma e ka paditur kryebashkiakun për shpifje më 24 mars në Gjykatën Penale pasi Veliaj e akuzoi “si trafikante të njohur apartamentesh”. Sipas vendimit të gjykatës, Veliaj nuk ka shpifur kur gjatë fushatës i ka kujtuar Grida Dumës se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo qe dënuar nga gjykata për mashtrim.Të njëjtin mendim me gjykatën pati edhe prokuroria, e cila ka nënvizuar se kryebashkiaku s’ka shkelur ligjin dhe s’ka konsumuar elementet e veprës penale të shpifjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button