Aktualitet

Nga doza e tretë tek vaksinimi i fëmijëve +16 vjeç, mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve

Gjatë ditës së sotme pritet të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve. Në këtë mbledhje pritet të miratohet rekomandimi i bërë nga Komiteti i Vaksinimit ku është parë e nevojshme doza e tretë e vaksinës, anti-covid.  Rekomandimi i dytë ishte për uljen e fashës së grupmoshës për vaksinimin +16 vjeç dhe kanë diskutuar dhe rekomanduar gjithashtu dhe vaksinimin +12 vjeç por vetëm për ata fëmijë të cilët kanë problematika shëndetësore. Ndërkohë këto rekomandime pritet që të miratohen sot nga Komiteti i Ekspertëve.Kujtojmë se Ministrja e Shëndetësisë 

dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar dje nga Shkodra se qeveria shqiptare është e gatshme të garantojë vaksinat për dozën e tretë, bazuar në rekomandimin e ekspertëve.

“Eshtë mbeldhur Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit të cilët kanë rekomanduar realizimin apo vendosjen në protokolle të dozës së tretë ose doza ‘booster’ siç quhet ndryshe. Kanë rekomanduar gjithashtu edhe uljen e fashës së grupmoshës për vaksinimin +16 vjeç dhe kanë diskutuar dhe rekomanduar gjithashtu dhe vaksinimin +12 vjeç por vetëm për ata fëmijë të cilët kanë problematika shëndetësore. Këto rekomandime do të diskutohen ditën e nesërme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve”, deklaroi Manastirliu.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button