Aktualitet

“Masë parandaluese për forcimin e sistemit”, FMN: Bankat të ndërtojnë rezerva shtesë kapitali

Fitimet e larta dhe nivelet e qëndrueshme të kapitalizimit të bankave në Shqipëri kanë bërë që Fondi Monetar Ndërkombëtar të rekomandojë forcim të mëtejshëm të sistemit financiar. Sipas këtij institucioni, ky është një moment i përshtatshëm që bankat të ndërtojnë rezerva shtesë kapitali, si masë parandaluese për rreziqet e mundshme në të ardhmen.

Për ekspertët e tregut financiar, shtesa e kapitalit nuk lidhet me probleme aktuale në sistem, por me nevojën që bankat të jenë më të përgatitura për çdo zhvillim të papritur ekonomik apo financiar, nisur edhe nga ritmet dyshifrore që po njeh kreditimi.

“Shtesa e kapitalit është një element sigurie për bankat, që buron nga fakti se sot ato kanë fitime të mira dhe pozicion të qëndrueshëm financiar. Ky kapital shërben për të mbuluar rreziqet që mund të shfaqen në të ardhmen. Nuk është një masë ndëshkuese, por një masë mbrojtëse. Bankat sot kanë mundësinë ta krijojnë këtë rezervë pa tronditur aktivitetin e tyre”, thotë Artur Ribaj, ekspert i tregut financiar.

Në afat të shkurtër, rritja e kërkesës për kapital mund të ndikojë në ritmin e kreditimit, por sipas ekspertëve, efekti afatmesëm është pozitiv për gjithë sistemin financiar.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button