Aktualitet

Ngrica, reshje dëbore e temperatura -4°C , si parashikohet moti për sot

Me vranësira të dendura mbizotërojnë kushtet e motit në rajonin verior, por me kthjellime dhe vranësira të lehta mbetet qëndra dhe jugu. Sipas MeteoAlb pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të vranësirave në zonën e alpeve dhe zona të izoluara të qendrës ku mund të rrezikohen momente të shkurtra me reshje shiu e dëbore. Edhe nata vijon me vranësira të herë pas herëshme në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit rriten gjatë mëngjesit po ashtu rritje sjellin edhe orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C  deri në 15-16 °C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h verior – Veriperëndimor duke gjeneruar ne brigjet detare  dallgëzim 3 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button