Aktualitet

Pas takimit me Metën, Balla zbulon datën e mundshme për zgjedhjet e pjesshme vendore

Pas konsultimeve me presidentin, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se data 6 mars është menduar nga Kreu i Shtetit për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në bashkitë pa kryetar.

“Për në nuk ka asnjë datë. Data është e përcaktuar nga ligji dhe Kushtetuta dhe nga presidenti jemi informuar dhe presidenti mendon që zgjedhjet e pjesshme të zhvillohen në 6 mars. Zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar, e rëndësishme është që në këtë moment pas edhe vendimit të kushtetueses biem dakord se ne kemi qenë në anën e duhur të historisë.

Besoj Presidenti e ka kuptuar që ka qenë në krahun e kundërt. Kush e ka shkelur kushtetuetën deri më sot, besoj e ka kuptuar se ka qenë gabim, po nuk hyra fare në këtë pjesë. Kuvendi i Shqipërisë është investuar në procese të rivendosjes se kushtetutshmërisë. Ka pas një përpjekje për të penguar qytetarët të shprehen me votë më 30 qershor. Ligjshmëria dhe kushtetutshmëria është orientimi ynë në të gjitha rastet. “ u shpreh Balla.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button