Pse duhet ti kërkojmë falje Agim Kajmakut

Nga Bejdo Malo
Tiranë 8 shkurt 2022

Kam ndjekur për tre vjet kalvarin e gjyqeve të Agim
Kajmakut. Kam denocuar prokurorinë dhe gjykatën se po e cënonin me të padrejtë. Por më në fund e drejta ka triumfuar. Kryetari i Bashkisë së Vorës i dalë zgjedhjet e qërshorit 2019, Agim Kajmaku ka fituar betejën e tij gjyqësore. Që nga sot atij duhet t’i kërkojnë falje për ato akuza për heqjen e lirisë për akuzat e padrejta për akuzat e hedhura nga Lulëzim Basha që gjyqet e tij i mbyllte me procedura duke vonuar trasferimet e dosjeve nga gjykata në gjykatë dhe tani tani duhet të qepi gojën. Një betejë e gjatë tre vjeçare nëpër gjykata ku Agim Kajmaku këmbënguli dhe besoi se e drejta do fitonte. Vuajti shumë përballoi situata të vështira. Por ja doli. Ai ishte i bindur se kishte të drejtë. KQZ gaboi dhe duhet ti kërkojë falje. Sot janë pushuar akuzat ndaj të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku! Një lajm shumë i gëzuar për Agimin, për miqtë e tij, për familjen. Unë hyj tek ata që besova shumë tek pafajësia e Agim Kajmakut dhe meritë ka miku im Detar Hysi që kishte parë çdo provë. Janë të shumtë miqtë e tij që besuan dhe sot u gëzuan. Agimj ja doli mbanë. S’u dorzua asnjëherë . Pati durim tek dyert e gjykatës tek e drejta e tij. Vendimi u mor sot nga gjyqtarja e Tiranës, Shefkie Demiraj, e cila vendosi pushimin e tre akuzave të ngritura nga prokuroria, duke mbyllur totalisht dosjen e ish-kryebashkiakut socialist. Ajo shqyrtoi me kujdes dhe me përgjegjësi juridike çdo provë. Pas maratonës së gjatë gjyqësore më në fund Agimi ka ituar dhe mbi mediokritetin e prokurorisë. Gjykata që ka urdhëruar pushimin e plotë të dosjes. Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”, ishin pushuar gjatë fazës së leximit të pretencës sepse s’kishin asnjë bazë ligjore dhe s ishin të vërteta.
Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku u akuzua se kishte firmosur shkarkimin nga detyra të dy nën/kryetarëve të bashkisë Vorë, në një kohë kur vetë Kajmaku ishte shkarkuar nga detyra, si zyrtar i prekur nga ligji fallco dhe antiligjor dekriminalzimit të miratuar nga opozita e Lul Bashës që ishte vetë plotësisht e inkrimnuar. Në atë periudhë Bashkia e Vorës pretendoi se shkarkimi nga detyra i nën/kryetarëve është bërë në 30 Tetor, një ditë para shkarkimit që KQZ-ja i bëri Kajmakut në 1 nëntor.

Kajmaku u dyshua me të
Padrejtë se kishte falsifikuar datën e vendimit të shkarkimit të dy nën/kryetarëve të Bashkisë, ndaj dhe prokuroria padrejtësisht u qëndronte deri në fund kësaj akuze, duke kërkuar dënimin e ish-zyrtarit të PS, por doli bllof. Prokuroria duhet të dëmshpërblejë Agim Kajmakun qe e shpalli në kërkim me të padrejtë dhe e prangosi në një spital e për shkak të gjendjes së tij shëndetësore duke shkelur çdo humanzëm njerëzor. Por tani tabloja është krejt tjetër. Agim Kajmaku është një politikan që do ta fillojë dhe një herë karjerën nga e para dhe i ka të gjitha mundësitë tja dalë mbanë.






