Aktualitet

“Këto të tjerat janë…”, kryeministri Rama: Dy janë protestat që ka pasur Shqipëria! Njëra prej tyre, “elektrizim” që shtonte njerëzit me minuta! 

Ai veçoi protestën kundër armëve kimike dhe atë të studentëve, teksa për këtë të fundit tha se grumbullonte njerëz me minuta dhe se elementi që e veçoi ishte “nxjerrja jashtë” e politikës.

Sipas Ramës protestat e tjera janë vetëm janë organizime partish.

Dy protesta ka pasur Shqipëria sa kam qenë unë, ato të tjerat janë organizime partish dhe sipas sensit që njerëzit kanë, që jemi më afër apo jemi më larg mundësisë së marrjes së fitores, vijnë më pak o më shumë.

Protesta e parë ishte ajo e armëve kimike dhe e dyta protesta e studentëve, kishte një ndjeshmëri të brendshme që sillte njerëzit dhe elektrizim që shtonte me minuta numrin e njerëzve. Në protestën e dytë një tjetër element i studentëve ishte që jashtënxori elementët politikë”, tha Rama.

https://www.facebook.com/share/v/aNtcKCW2ogVSBSiH/?mibextid=WC7FNe

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button