Aktualitet

Komiteti Teknik njofton heqjen e disa kufizimeve për COVID

Komiteti Teknik ka njoftuar sot masat e reja për pandeminë e COVID-19. Një ndër to ishte heqja e kufizimit të numrit të personave deri në 50 në grumbullime në aktivitete të ndryshme dhe mbushjes së kapaciteteve deri në 30% të këtyre ambienteve.

Për personat që hyjnë në Shqipëri vijojnë të ngelen masat e mëhershme.

“Siç është vënë re dhe në raportimet tona të përditshme situata ka qenë e kontrolluar me qëndrueshmëri. Arsyeja kryesore për këtë situatë të qëndrueshme është vaksinimi, i cili po vazhdon.
Qytetarët që hyjnë nga pikat kufitare duhet të dorëzojnë një nga dokumentet, pasaportë vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë, provë të kalimit të infeksionit të vlefshme deri në 6 muaj. Rezidentët që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura duhet të vetëizolohen. Qytetarët e konfirmuar me Covid të respektojnë izolimin 5 ditë nga koha e konfirmimit”, tha Rakacolli.

Sipas saj, vijon të mbetet në fuqi në gjithë institucionet shëndetësore të mos lejohet hyrja e familjarëve për personat e shtruar.

“Mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, qendra tregtare supermarkete, dyqane etj.
Në administratë duhet të kesh certifikatën e vaksinimit. Vaksinimi është i hapur. Doza booster ofrohet për të gjitha kategoritë, 5 muaj pas dozës së dytë. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për të na mbrojtur nga COVID-19”, u shpreh Rakacolli.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button