Aktualitet

Në sfond Fatos Nano, Rama publikon foto nga selia e PS: Ndjesë që po ju zgjoj si gogol

Kryeministri Edi Rama e ka nisur herët ditën e sotme. Ai ka publikuar një foto në faqen e tij në Facebook, ndërkohë që sot mbahet Kongresi i Partisë Socialiste. Kryesocialisti shfaqet në shkallët e selisë, ndërsa në sfond duket fotoja e Fatos Nanos.

Rama u kërkon ndjesë ndjekësve të tij, teksa thotë se “po i zgjon si gogol”, ndërsa kujton se sot PS ka ditën e kongresit.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me ndjesën që po ju zgjoj si gogol në këtë ditë pushimi, teksa #PS🌹e ka ditë kongresi, uroj për të gjithë ju një fundjavë të qetë🙏”, shkruan Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button