Aktualitet

U qëllua nga kolegu i tij, ndërron jetë në spital efektivi i Policisë (EMRAT)

Efektivi i Policisë, Çaush Saliasi, ka ndërruar jetë pas plumbave të marrë  brenda ambienteve të Komisariatit nga kolegu i tij Ludian Zaimi.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak më parë në Komisariatin nr.3 në Tiranë ku efektivi i policisë, Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij, Saliasin.

Menjëherë Saliasi u dërgua drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se Saliasi është qëlluar 5 herë nga Zaimi, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet të cilat kanë çuar autorin drejt këtij veprimi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit menjëherë  ka mbërritur në ambientet e Komisariatit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button