Po shkakton dhimbje botë”/ Nga konflikti i Sirisë tek lufta në Ukrainë, Rama flet si President i KS: Rusia të vihet para përgjegjësisë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit të OKB. Si President i KS, Rama është ndalur tek konfliktet si ai në Siri, apo edhe lufta në Ukrainë.
Rasti i Sirisë tha kryeministri është shembull tragjik, duke dështuar ta vëmë para përgjegjësisë. Ndërsa për luftën në Ukrainë, Rama deklaroi se Rusia nisi një luftë të paprovokuar.
Ai theksoi se Rusia po shkakton dhimbje për mbarë botën dhe kjo kërkon vënie para përgjegjësisë.
“Shtetet kanë krijuar organizma të gjera ligjore dhe janë angazhuar për ti respektuar ato.
Miliona të tjerë janë sakrifikuar për ne, për të vepruar sipas rregullave dhe për të dhënë llogari kur nuk kemi vullnet ti respektojmë
Të gjitha shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare duhen trajtuar me vendosmëri sepse janë pjesë e të njëjtit problem.




