Aktualitet

Dhunohet kryebashkiaku socialist

Dhunohet kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi. Lajmi është bërë i ditur nga burime për BalkanWeb.

BW mëson se kryebashkiaku socialist ka denoncuar 2 ditë më parë në polici se është goditur me grusht në fytyrë dhe është fyer nga 33-vjeçari me iniciale D.S.Po ashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Divjakës. Ndërkohë, policia nisi hetimet për rastin në fjalë. Materialet i janë referuar për vlerësim prokurorisë Lushnje. Deri më tani nuk dihen arsyet se pse ka ndodhur ngjarja në fjalë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button