Aktualitet

Tirana kuqezi për betimin e presidentit të ri, Veliaj: Kryeqyteti ka respektuar edhe presidentët që sabotuan projektin e Astirit dhe Lanës

Tirana është gati për ceremoninë e betimit të Presidentit të ri, Bajram Begaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar fotot nga zbukurimet me flamuj kuqezi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, teksa ka ironizuar Ilir Meten. Veliaj shkruan se kryeqyteti i ka respektuar gjithnjë presidentët, edhe pse shpesh kanë sabotuar projektet madhore te bashkise.

“Kryeqyteti i ka respektuar gjithnjë presidentët, dhe pse shpesh kanë sabotuar punët, nga këndet e lodrave e gjer tek projektet madhore, Astiri e Lana. Me shpresën e madhe që më në fund do kemi një president normal, qyteti i Tiranës është stolisur kuq e zi gati për ceremoninë”, shkruan Veliaj.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button