Aktualitet

Kardiokirurgu Edvin Prifti kthehet në detyrë

Mjeku i njohur kardiokirurg Edvin Prifti është rikthyer të ushtrojë profesionin e tij 1 vit e 3 muaj pas pezullimit.Vendimi është marrë ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme.Prifti u akuzua nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash pasi në banesën e tij u gjetën 250 mijë euro dhe 16 milion lekë “cash”.

Avokati Henrik Ligori u shpreh atëherë se Prifti ka fituar më shumë se 200.000 euro në çmime ndërkombëtare.

“ 220 mijë eurot të fituara nga çmimet ndërkombëtare. Lekët janë të ligjshme! Ka kontratë premtim shitjeje në Priskë ku është bashkëpronar në një kompleks”,­- është shprehur avokati.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button