Aktualitet

Ulet nafta! Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ka vendosur sot uljen e lehtë të çmimeve të karburanteve. Sipas vendimit të fundit, nafta ka zbritur me 4 lekë për litër dhe nga dita e sotme do të shitet me 236 lekë për litër.

Po ashtu në rënie është dhe çmimi i benzinës, që do të tregtohet me 196 lekë për litër, nga 203 që ishte deri tani. Gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër, duke u ulur me 1 lekë, raporton Monitor.  Që prej datës 12 tetor, Bordi i Transparencës mbajti të pandryshuar çmimet e hidrokarbureve.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Bordi sqaron opinionin publik se zbaton me kujdesin e duhur aktin normativ në fuqi, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve në këto kushte të krizës botërore dhe paqëndrueshmërisë së çmimeve të nënprodukteve të naftës.

Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

 Ishte    Bëhet

Nafta        240 lekë      236 lekë

Benzina   203 lekë      196 lekë

Gazi         78 lekë        77 lekë

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button