Aktualitet

Mjeku shqiptar në Londër: S’jemi kriminelë, por punëtorë, të gjithë kontribuojmë për Britaninë

Qindra shqiptarë protestuan këtë të shtunën në Londër, në Westminster Bridge, kundër retorikës diskriminuese artikuluar dy javë më parë nga sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Suella Braverman.

I pranishëm në këtë protestë ishte edhe një mjek, i cili theksoi se të gjithë kontribuojnë për Britaninë dhe s’mund të cilësohen kriminelë.

“Është protestë që përfaqëson të gjithë komunitetin shqiptar nga fëmijët deri te të rriturit. Ne s’jemi kriminelë, por profesionistë, jemi punëtorë, inxhinierë, doktorë dhe mundohemi çdo ditë të çojmë përpara qeverinë britanike duke dhënë kontributin tonë edhe duke mbështetur komunitetin shqiptar. E duam vendin tonë e komunitetin tonë edhe pse jetojmë në Angli”, tha doktori.

Kjo protestë vjen pas deklaratave të Braverman, e cila i etiketoi shqiptarët kriminelë, ndërsa propozoi që të dërgohen në Ruandë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button