Aktualitet

FOTOLAJM/ Rama i ulet në gjunjë kryeministrit të Luksemburgut

Nga pritja e liderëve në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tiranë, në një moment kryeministri Edi Rama është ulur në gjunjë, teksa ka pritur kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel. Në momentin që Bettel u afruan me çantën e tij në dorë, Rama u ul në gjunjë për arsye që ende nuk dihet. Bettel qeshi, e po ashtu edhe kryeministri Edi Rama, ku mesa duket ka qenë një moment shakaje mes dy liderëve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button