Aktualitet

Plas goma e kamionit në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagoset rëndë efektivi i rrugores

Rreth orës 14.00, në vendin e quajtur ‘Qenok’, aksi rrugor Maqellarë-Peshkopi, një mjet i tonazhit të rëndë kamion ka pësuar defekt duke bllokuar aksin rrugor. Menjëherë patrulla e Policisë Rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes me qëllim menaxhimin dhe hapjen e trafikut për automjetet.

Gjatë momentit që punonjësi i Policisë Rrugore po rregullonte trafikun, ka plasur njëra nga gomat e kamionit dhe është lënduar rëndë punonjësi i policisë rrugore shtetasi T.T. Punonjësi i Policisë është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka dëmtuar të dy këmbët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje. Pritet helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë për të transportuar punonjësin e Policisë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.”, njofton policia.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button