Aktualitet

Erion Braçe: Si u pushkatuan 12 vite më parë Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika në pak minuta

Nga Erion Braçe

ZIVER VEIZI, HEKURAN DEDA, FAIK MYRTAJ, ALEKS NIKA, U PUSHKATUAN NE KETE REND, NE PAK MINUTA,

KETU, NE BULEVARDIN E DESHMOREVE!

NE 21 JANAR, SI SOT!

Dola ne mengjes per te shkuar ne BERAT ku nje strukture e tere me socialiste e jo vetem na priste; DO VINIM NE TIRANE, NE NJE PROTESTE, E RRADHES NE 1 VIT E GJYSEM PA NDERPRERJE;

Kam qene ne krye te nje autokolone te gjate autobusesh-ne makine me Petrit Ramen, Sokratin, Ilir Obonin, te cilen e mbyllte deputeti i ndjere Marko Bello-ne makine me Staver Cecen, Sokrat Goden, Arjanin;

Kemi ndaluar ne cdo postobllok te mundshem per te MOS LENE KERKEND PAS, VETEM ME POLICE TE INATOSUR QELLIMISHT;

Mezi hyme ne Tirane pas 2 ore e gjysem e u takuam me Namik Doklen ne Zogun e Zi, me te ne krye ne rrugen e Durresit dhe hyme te fundit ne Bulevard;

NJE MUR TOKSIK NA U PERPLAS NE FYTYRE BASHKE ME NJEREZIT QE PO GODITESHIN NGA POLICIA E NDIQESHIN NGA MAKINAT BLIND TE SAJ;

U mblodhem shpejt e ecem perpara tek Kryeministria ku kishim vendin tone;

Me profesor Ali Qesene, inxhinier Fatmirin, Feim Ruken, Staver Cecen e te tjere beratas kemi qendruar aty, pa levizur asnje hap pas;

Te tjerat, ju i dini, ISHIN PUSHKATIMET NE BULEVARD!

Pak para tyre, Sokrati-nje oficer me detyre prane meje per shkak te kercenimeve te mehershme, te nje bossi te mafias ne Ballkan, i matur me kerkoi te leviznim se ishim ne rrezik-po qellohej me fisheke luftarake, ishim ne vijen e zjarrit, ai i dalloi;

Pak minuta me pas pash Sokrat Goden te perkulej, Ilirin qe po e shoqeronte-i kisha perballe, Hekuran Deden te binte nga platforma ku ishte Sokrati; hapa telefonin dhe Iliri uleriti: NA VRANE, PO COJ SOKRATIN NE SPITAL; para nesh kaluan njerez me Ziver Veizin ne duar, po e conin drejt ures ku ishin makinat, pastaj Faik Myrtajn;

Me shoket mblodhem beratasit e u thame te leviznim drejt autobuseve;

Me Petritin e Sokratin, shkuam drejt spitalit ku doktor Kapidani po bente mrekulline me venen e krahut te majte te Sokrat Godes; jo vetem, por e shpetoi, e kuroi, e mbrojti, nga nje falange paraushtarake qe po kontrollonte spital me spital.

U ktheva ne fushen e aviacionit per te nisur beratasit, kucovaret e skrapalinjte ne kthim; deri sa mberriten ne telefon me pergjegjesin e cdo autobusi!

KAQ!

KJO ESHTE DITA ME E TMERRSHME E JETES SIME!

Por edhe dita me e rende e Shqiperise ne Demokraci!

Pas 12 vitesh, sot, doemos qe jam koke ulur;

NUK ESHTE BERE DREJTESI!

E di qe sistemet kane ndryshuar, jane ndare per te mbajtur politiken larg, duhet te jete keshtu por po funksionon keshtu per PADREJTESI, IMUNITET TE PALIGJSHEM E STATUS TE PAPREKSHMERISE PER ATA QE KANE KRYER PUSHKATIMET.

DUHET BERE DREJTESI ME CDO CMIM;

NE RRUGEN E LIGJIT E DUKE KERKUAR PROVAT DERI NE FUND, CDO DITE, PA U NDALUR!

Asgje, asnje krim, asnje vrasje nuk mund te fshihet GJITHMONE, PER GJITHE JETEN!

DJE, DIKUSH FOLI DHE NXORRI NE DRITE URDHERAT; DO FLASIN EDHE TE TJERE;

POR DUHET TE KENE BIDJE QE DO BEHET DREJTESI, KJO I BEN TE FLASIN!

PROVAT E REJA VLEJNE PER DREJTESINE!

E fundit, kam nje lutje sa njerezore e politike;

Kam qe dje qe lexoj nje-dy-tre politikane qe nen driten e provave te reja-urdherave, bejne te revoltuarin ndaj prokuroreve;

Provat e reja jane te mirepritura, HIPOKRIZIA JO!

Kur ha e pi me prokurore, argetohesh duke pare edhe futboll me ta, tamam me ata qe duhet te hetojne e jo te bejne sehir, duhet qepur goja!

Ne respekt te te pushkatuarve!

Per te lene DREJTESINE TE BEJ DREJTESI, ME PROVA TE REJA!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button