Aktualitet

Bilanc lufte, shkon në 2.300 numri i viktimave nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi dhe Siri

Më shumë se 2300 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjësit.

Lëkundjet fatale zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban. Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.

Numri i personave që kanë vdekur në Siri si pasojë e tërmetit të mëngjesit të sotëm ka shkuar në 830, sipas shifrave të cituara nga agjencia e lajmeve AFP.

Kjo shënon një rritje të konsiderueshme duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në Siri dhe Turqi në rreth 2,200.

Numri i të vdekurve në Turqi është rritur gjithashtu në më shumë se 1,498.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button