Aktualitet

Sot protesta e opozitës, rrugët që do të bllokohen dhe oraret

Ditën e sotme, 11 shkurt, në orën 12:00 do të mbahet protesta e organizuar nga opozita. Në këtë protestë, PD ka njoftuar se do të kërkohet dorëheqja si kryeministër e Edi Ramës, për shkak edhe të skandalit “McGonigal”.

Nën sloganin “Dorëheqja është detyrim”, mijëra qytetarët, ashtu si dhe vetë ish-kryeministri Sali Berisha e ka paralajmëruar, do të mbushin bulevardin para Kryeministrisë.

Ndërkohë, ditën e djeshme policia publikoi planin e masave të hartuara për mbarvajtjen e protestës.

Që prej orës 10:00, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në këto rrugë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button