Po firma e Bashës?! Alibeaj: Ne kemi dorëzuar dokumentet e plota sipas ligjit! PD do marrë pjesë në zgjedhje, deri më 20 mars…!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar sot pasdite mbledhje me deputetët demokratë në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit, pa thene se do t’i coje me firmen e Bashes ato qe kishte kerkuar KQZ, ne afatin prej 48 oreve qe i ka lene PD.
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes, Alibeaj deklaroi se është vendosur një afat ku deri më 20 mars duhet të përmbyllet procesi i miratimit të kandidaturave për Këshillat Bashkiakë.
Alibeaj shprehet i bindur se PD-ja do të regjistrohet në zgjedhje, teksa theksoi se janë dorëzuar të gjitha dokumentacionet e kërkuara sipas ligjit pranë KQZ-së.
Alibeaj: Kjo ishte një mbledhje e radhës dhe do të jenë më të shpeshta, tashmë që jemi futur në fushatë. Diskutimet janë të fokusuara në aspektin organizativ, deri në datën 20 kemi vendosur të përmbyllet procesi i miratimit të kandidaturave për Këshilla bashkiakë, Janë vendosur detyra përkatëse të grupit të punës. Janë vendosur detyra të grupeve të punës që do merren me organizimin e fushatës, por edhe me rifreskimin e strukturave tona. Jemi të vetëdishëm të situatës jo aq të shëndetshme që kemi kaluar. Tashmë që edhe fushata ka startuar dhe që është përcaktuar pozicioni i PD-së, kjo është një situatë që po rikthehet në rutinën e vetë të funksionimit, qoftë për kryesinë e PD-së, KOlegjit të kryetarëve.




