Aktualitet

PS do çelë nesër fushatën jozyrtarisht për 14 Majin, Rama mbledh 61 kandidatët te sheshi “Skënderbej”

Sipas burimeve të FaxNews mësohet se Partia Socialiste do të nisë nesër jozyrtarisht fushatën elektorale. Slogani i PS në garën e zgjedhjeve të 14 majit është “kurrë pas, përpara”.

Në orën 17:00 kryeministri Edi Rama do të mbledhë kryesinë dhe më pas në orën 18.00 në “Sheshin Skënderbej” do të bëhet hapja e fushatës. Sakaq, mësohet se të 61 kandidatët për bashkitë e vendit do të jenë të pranishëm.

Pas hapjes së fushatës, pritet që PS dhe ekipi i saj të shkojnë të mbjellin pemë në Farkë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button