Aktualitet

Të shtëna me armë në Shëngjin, vritet ish-kreu i ALUIZNI-t

Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur këtë të mërkurën në Shëngjin, pranë portit detar.

Burime paraprake për mediat bëjnë të ditur se si pasojë ka mbetur i vrarë Ardjan Nikulaj, pronar i një resorti tek Rana e Hedhun.

51-vjeçari Nikulaj ka qenë kandidat i Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e 2021. Gjithashtu, edhe në zgjedhjet lokale të këtij viti, ai garonte për anëtar në Këshillin Bashkiak.

Pak vite më parë emri i tij është bërë i njohur pas sulmeve publike të Sali Berishës. Ky i fundit shkruante në 2017 se:Ne regjimin e banditokracise kriminelet dhe vrasesit jane ne krye te listes! Qytetari dixhital denoncon drejtorin e Aluiznit ne Lezhe, Ardjan Nik Ulaj si:
-Person me dosje te hapur per vrasje
-Person i denuar ne Itali per shitje te lendeve narkotike
-Person i denuar me vendim gjykate per armembajtje pa leje.
-Person qe ka ndryshuar emrin nga Ardjan Nik Ulaj ne Ardjan Marku!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button