Aktualitet

Zhaklin Lekatari u sulmua nga fansat e Big Brother? Reagon policia e Tiranës: Nuk është e vërtetë…

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me disa foto që u shpërndanë në rrjet dhe më pas në media, se ishte thyer makina e opinionistes së BIG Brother, Zhaklin Lekatari.

Edhe pse kjo e fundit dukej në pamje fare qartë se ishte e prekur, dhe në afërsi të saj ndodheshin punonjës policie, sipas bluve ajo nuk ka rënë pre e ndonjë sulmi.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për një automjet të dëmtuar në afërsi të stadiumit “Dinamo”, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë”, njofton Policia.

Ndërkohë vetë opinionistja nuk ka dhënë asnjë reagim në lidhje me incidentin e mundshëm, të cilin as e ka pohuar dhe as e ka mohuar.

Për shkak të komenteve të saj hera herës fyese në drejtim të Luizit apo edhe Kiarës, siç ndodhi mbrëmjen e djeshme, Lekatari ka qenë në qendër të një vorbulle kritikash veçanërisht nga ndjekësit në rrjetet sociale.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button