Aktualitet

Më në fund një faqe zyrtare Instagrami për Luiz Ejllin!

Pas shumë peripecive që ndodhën me Intagramin e Luizit, më në fund ai tashmë e ka një faqe zyrtare me emrin @itsluizejlli. Ka qenë Kiara që para pak minutash ka ndarë lajmin me ndjekësit.

“Të dashur mbështetës të Luizit që nga dita e parë. Ju njoftojmë se ky është i VETMI Instagram zyrtar i Luizit. Siç edhe mund ta keni ndjekur, Luizi ka kërkuar që Instagrami i tij të menaxhohet nga Kiara, persa kohë ai është ende brenda shtëpisë së Big Brother, edhe kështu do të ndodhë. Faleminderit për gjithë mbështetjen e treguar deri më tani! Me Luizin fitues!”

Në vetëm 20 minuta nga njoftimi kjo faqe arriti në 39.7 ndjekës. Tashmë fansat e tij nuk do të jenë më të shpërndarë duke ndjekur adresa false që disa e ndihmonin e disa i prishnin punë këngëtarit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button