Aktualitet

Gjykata e Posaçme urdhëron shoqërimin me polici të Sali Berishës në sallën e gjyqit

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka urdhëruar Policinë e Shtetit që më datë 19 Maj, ora 11.00, të shoqërojë ish-kryeministrin Sali Berisha në sallën e gjyqit. Kështu ka deklaruar kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ky vendim i Gjykatës së Posaçme vjen pa padisë së bërë nga Erion Veliaj, për deklaratat e përsëritura në media të Berishës, se kryebashkiaku i Tiranës ka qenë disa herë në Iran dhe është “i përlyer” me afera që kanë lidhje me Gardën Revolucionare.

Seanca e parë e gjyqit është mbajtur këtë të hënë dhe ka përfunduar vetëm pak minuta më parë. Kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur për mediat se Sali Berisha nuk ishte paraqitur në seancën e sotme, ndaj Gjykata e Posaçme ka urdhëruar policinë që të bëjë shoqërimin e tij.

Nëse Sali Berisha nuk paraqitet në gjyqin e radhës me Erion Veliaj, Policia e Shtetit duhet të ekzekutojë urdhrin e togave të zeza për ta shoqëruar me forcë ish-kryeministrin, më datë 19 Maj ora 11.00, në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button